Presioni ndaj DFB për të dënuar skuadrën e Bayern Munich po shtohet.
Bavarezët kanë bërë një gabim gjatë ndeshjes së fundit të cilën e fituan me rezultat 1:4 përballë skuadrës së Freiburg.
Bayern, për një periudhë loje (afër 20 sekonda), luajti me 12 lojtarë. Niklas Sule zbriti në fushë për të zëvendësuar të larguarin Corentin Tolisso, para se të ndodhte një ndërrim mes Kingsley Coman dhe Marcel Sabitzer.
Dietmar Hamann kërkon që të merren masa për këtë shkelje rregullash.
“Është shkelje e rregullave. Nëse një futet në fushë, një tjetër duhet të dalë. Nuk ka rëndësi nëse luan 20 sekonda, apo 12 minuta”, ka thënë Hamann.
Nga skuadra e Freiburg nuk kanë dhënë shenja nëse do të kërkojnë aksione për rezultatin ose jo, por një fitore e mundshme do t’i linte ata në garë për top katërshe. /Telegrafi/