A1on bën të ditur se një Nismë e brendshme për modernizimin dhe demokratizimin e OBRM-PDUKM-së ka lëshuar një manifest përmes të cilit bëhet thirrje për modernizim dhe demokratizim të kësaj partie politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo nismë thotë se zgjidhjen e problemeve e shohin brenda kësaj partie politike dhe se stabilizimi i partisë do të kontribuojë në stabilizimin e Maqedonisë.
Për këtë qëllim, nisma bën thirrje për:
1. Modernizim dhe demokratizim të strukturave dhe organeve të OBRM-PDUKM-së
2. Përmirësim të moralit dhe sjelljes etike përmes respektimit të vlerave themelore të OBRM-së
3. Dekriminalizim të shoqërisë
4. Zgjidhje të të gjitha çështjeve të hapura në shoqëri sipas parimit të të drejtave individuale dhe përgjegjësisë
Sipas nismës, demokratizimi i partisë garanton edhe demokratizim të Maqedonisë./Telegrafi/