Site icon Telegrafi

Kërkohet anulimi i ligjit për noteri në Maqedoni

Image: 0041342966, License: Rights managed, Property Release: No or not aplicable, Model Release: No or not aplicable, Credit line: Profimedia.com, LOOK-foto

Organizata e punëdhënësve i bëri thirrje parlamentit të ri të shfuqizojë ndryshimet në ligjet për noteri dhe përmbarim, me të cilët në çdo procedurë është e detyrueshme të angazhohen avokatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo Organizatë paralajmëruan në qoftë se mbeten këto zgjidhje ligjore që janë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, kompanitë në vend ose do t’i pushojnë juristët nga puna ose do ketë regjistrim masiv të avokatëve të ri, me çka do të prishet tregu në këtë fushë.

Nga Organizata e punëdhënësve po ashtu paralajmëruan se tarifat e reja të avokatëve e rrisin ndjeshëm koston e punës së kompanive./Telegrafi/

Exit mobile version