Site icon Telegrafi

Kërkohen zgjedhje të parakohshme për kryetar të Manastirit

Partia Libera-Demokrate (PLD) ka këruar që me zgjedhjet e 11 dhjetorit, të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Manastirit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këshillëtarit Valentin Gruevski, Manastiri nuk funksionon normalisht që pas burgosjes shtëpiake të kryetarit të kësaj komune, Vlladimir Taleski. Gruevski konsideron se burgimi i Taleskit nuk dihet sa do të zgjatë, prandaj edhe duhet që të japë dorëheqje, kurse zgjedhjet për kryetar të komunës të mbahen të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndryshe, Vlladimir Taleski akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit në lidhje me transportin e nxënësve nëpër shkolla. Ai është i akuzuari i parë i lëndës ”Transportuesi” të PSP-së./Telegrafi/

Exit mobile version