Më 8 gusht, gjatë Super Kupës evropiane ndërmjet Real Madrid dhe Manchester United, në Shkup do të vendosen tre zona tifozësh ku do të mund të argëtohen në pritje të lojës së madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për një realizim sa më të mirë, në zonat e tifozëve duhet të ketë vullnetarë që do të përfshihen në organizimin e aktivitetit, njoftojnë organizatorët.
Prandaj, është shpallur thirrje publike për të interesuarit që të ndihmojnë vullnetarisht organizimin. Vullnetarët do të kenë material propagandues, si edhe një falënderim për ndihmë. Ata duhet të jenë më të moshuar se 16 vjeç dhe të plotësojnë disa kushte të përfshirë në aplikim.
Afati i paraqitjes është deri më 10 korrik, prandaj kushdo që është i interesuar mund të aplikojë në këtë vegëz./Telegrafi/