Site icon Telegrafi

Kërkohen vullnetarë për përkëdheljen e maceve

Shoqata e cila vepron në qarkun zviceran Freiburg angazhon vullnetarët për ndihmë kafshëve në strehimoren e tyre. Disa vullnetarë janë përgjegjës për pastrimin e hapësirës, disa për shëtitjen e qenve, e disa për përkëdheljen e maceve.

Marinette Jaquier, e cila shkon atje për të përkëdhelur macet, për të përditshmen Liberté ka thënë: “Kjo më ofron kënaqësi të madhe, e në pamjet e tyre e shoh se i bën të lumtura. Më duket se nuk kam duar sa duhet për to”.

Marinette në strehimore qëndron dy herë në javë nga ora dy deri në gjashtë të pasdites.

Exit mobile version