Telegrafi

Kërkohen shfuqizimet e vendimeve të Jakimovskit për ndërtimet në Karposh

Kryetari i komunës Karposh, Stefan Bogoev ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të ndalohet Plani Detal Urbanistik (PDU) për lagjet Taftalixhe 1 dhe Karposh 4.

Sipas portalit SDK, bëhet fjalë për plane, vendimet për të cilat ishin marrë nga kryekomunari i vjetër, Stevçe Jakimovski. Këto plane parashohin ndërtime të reja banesore në vende ku ka patur gjelbërime.

Për këto ndërtime, banorët e Karposhit organizuan disa protesta, duke bllokuar rrugët./Telegrafi/