Në Chumporn të Tajlandës, dy burra të panjohur që u prezantuan si murgj budist, vodhën telefonin e pronarit të një magazine dhe u larguan në drejtim të panjohur.
Ata kanë hyrë në lokalin ku shitet oriz me shumicë, për të kërkuar para për bamirësi dhe pasi i kanë marrë të hollat, kanë përshëndetur dhe janë larguar, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ishin ndër të vetmit që hynë në atë vend, askush nuk besonte se ishin pikërisht praktikuesit e fesë, që e kryen një veprim të tillë.
Pasi u shikua filmimi i kamerave të sigurisë, u kuptua se kush e vodhi pajisjen dhe përfitoi paratë.
Zyrtarët e tempullit që ndodhet në atë vend, kanë thënë se nuk i njeh këta dy persona, të cilët tashmë janë në kërkim nga forcat e rendit. /Telegrafi/
https://youtu.be/9_W7_OrLeDs