Telegrafi

Kërkohet përshpejtim i procedurave të marrjes së dokumentacionit për tokën ndërtimore në Maqedoni

Oda e ndërtuesve të Maqedonisë (ONM) ka krijuar një grup të përbashkët me Kadastrën për përmirësimin e shërbimeve të këtij institucioni, posaçërisht në pjesën e sigurimit të dokumentacionit që lidhet me tokën ndërtimore dhe të drejtës pronësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo bëhet me qëllim të përshpejtimit të procedurave për të rritur investimet në ndërtimtari. Sipas Robert Hot, kryetar i ONM-së, vendosja e një ”korsie të shpejtë” do të paraqetë një nxitje shtesë për zhvilimin e mëtutjeshëm të kompanive ndërtimore të vendit, njiherit edhe të tërheqjes së investuesve të huaj.

Ndër propozimet tjera është edhe hapja e sportelëve shtesë për persona fizik dhe juridik./Telegrafi/