Grupacioni për sigurim dhe kujdes gjatë punës kërkon që kompanitë dhe myshterinjt e tyre t’i përcaktojnë çmimet e shërbimeve, e jo shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencën për shtyp të këtij grupacioni, u kërkuan ndryshime të patjetërsueshme të Rregullores së tanishme, pasi që siç u tha, të gjitha kompanitë e veprimtarisë janë futur në të njëjtin kosh, e kjo sipas tyre, shkel konkurencën e ndershme dhe tregun e lirë.
Ata thonë se me këtë rregullore nuk parashihen harxhimet e rrugës për kompanitë që i paguajnë shërbimet, nuk kanë mundësi për zhvillim, për blerje të instrumenteve të reja dhe për edukim të të punësuarve.
Përndryshe, në Maqedoni ka rreth 45 firma që merren me siguri dhe kujdes gjatë punës. Ligji që rregullon këtë veprimtari është sjellë në vitin 2007, kurse në vitin 2014 është miratuar edhe Rregullorja./Telegrafi/