Site icon Telegrafi

Kërkohen mënyra për tërheqjen më të madhe të turistëve të huaj në Maqedoni

Liberalizimi i vizave për tërheqjen e turistëve nga destinacione nga më shumë pjesë të botës, ndryshime urgjente në ligjet për turizëm dhe për veprimtari hotelierike dhe sjellje të strategjisë së re për sferën, kërkon Shoqata për turizëm dhe hotelierik pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Shoqata kërkon që të kthehet rilicencimi i agjencive turistike, të vendoset, garanci bankare si kusht për dhënien e licencës, ndërsa në ligj të ekzistojë edhe sigurimi i aranzhimeve.

Përndryshe, Maqedonia në hartën botërore të turizmit merr pjesë me më pak se 0,1 për qind. Numri i turistëve vitin e kaluar në krahasim me vitin 2016 është rritur për 16,6 për qind, me ç’rast tek të huajt ka rritje prej 23,5 për qind, ndërsa tek ato vendore prej 6,3 për qind. Në këtë periudhë është rritur numri i bujtjeve për 12,8 për qind.

Më shumë turistë ka nga Turqia, pas çka pasojnë Serbia, Greqia, Bullgaria, Holanda…Të ardhurat devizore nga turizmi vitin e kaluar ka qenë 326,9 milionë dollarë. Pjesëmarrja e turizmit në Bruto prodhimit vendor është 2,2 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version