Site icon Telegrafi

Kërkohen mbledhje të hapura të bordeve

Komisioni parlamentar për Administrate Publike Qeverisje Lokale dhe Medie ka vazhduar të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, ku deputetet patën vërejtje për mbledhjet e kolegjiumeve dhe bordeve të cilat parashihen të jenë mbledhje të mbyllura, ndërsa të hapura vetëm në rast se vendoset ndryshe.

Kjo sipas deputetes Alma Lama nuk është transparent në rast se mbledhje e bordeve si ai i RTK-së, i KPM-së, Postes e të tjera borde mbahen të mbyllura.

Vërejtjet tjera kishin të bënin me kuorumin dhe atë se si duhet të rregullohet pjesëmarrja në një mbledhje dhe se çfarë paraqet kuorum.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Shoqatat e Avokatëve. /Telegrafi/

Exit mobile version