Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM) kërkon ndryshime në Ligin për shoqëri tregtare, pastaj vendime të reja efikase për uljen e lëndimeve dhe fatkeqësive në vendet e punës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo organizatë kërkon gjithashtu edhe vendosjen e sistemit të bonove gjatë lajmërimit të punëtorëve sezonal në sigurimin social të detyrueshëm.
OPM-ja konsideron se zbatimin i deritanishëm i rregullores në sferën e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, nuk i jep rezultatet e pritura, pra nuk e ka ulur numrin e fatkeqësive në vendet e punës, veçanërisht në bujqësi, ndërtimtari dhe në industrinë e përpunimit.
Përveç sigurisë dhe shëndetit në punë, OPM-ja propozon edhe thjeshtimin e paraqitjes dhe pagesës së kontributeve të punëtorëve sezonal, që do të mundësonte arritjen e zbatimit më efikas të obligimeve ligjore për paraqitjen e këtyre punëtorëve. Kjo do të bënte që të rritet niveli i sigurimit shëndetësor, njëkohësisht do të ndikojë në uljen e evazionit tatimor dhe të ekonomisë gri./Telegrafi/