Një shtetas nga Kosova i kërkuar për vrasje u arrestua nga policia kufitare në Morinë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest nga autoritetet në Sllovaki.
Policia e Shtetit të Shqipërisë bëri me dije se ka arrestuar 41 vjeçarin Sebastian Hasani, lindur dhe banues në Prishtinë. Ai kërkohej që prej datës 28 prill të vitit 2015 nga autoritetet në Bratislavë.
“Shtetasi Sebastian Hasani, i cili ka përdorur edhe gjeneralitetet: Sebastian Hasani (Prishtina), lindur më 28.08.1975, alias: Sadri Gerbeshi, Gali, Galik, Silal. Është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sllovakia. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së Parë Bratislavës, ka lëshuar urdhrin e arrestit nr. 0Tp 185/2013, atë 07.04. 2015, për veprën penale të ‘Vrasjes’. Maksimumi i dënimit 25 vjet burg”, sqaron Policia e Shtetit.