Vetëm disa prej tyre kanë sipërfaqe solide dhe sillen rreth yjeve të tyre në zonat potencialisht të banueshme në atë mënyrë që të mund të krijohen kushtet e nevojshme për sipërfaqe ujore.
Në një studim të ri të publikuar në revistën Astrobiology, dy shkencëtar të NASA kanë raportuar se sipas tyre, Hënat e planeteve (exomoons) kanë po të njejtat shansa të jenë të banueshme sa edhe planetet e jashtme (exoplanets).
Kushtet klimatike në hënat ekstrasolare mund të ndryshojnë nga planetet ekstrasolare për shkak se hënat janë të lidhura me planetet e tyre. Ngjashëm me Hënën e Tokës, një hemisferë e tyre është gjithmonë e kthyer drejt planetit.
Përveç kësaj, hënat kanë dy burime të dritës; një nga ylli dhe tjetri nga planeti rreth të cilit sillen duke i bërë të ndjeshëm ndaj eklipseve të cilat do të mund t’ua ndryshoj klimën.
Dy shkencëtarët e NASA, Heller dhe Barnes gjithashtu kanë identifikuar nxerjen baticore si kriter për banueshmëri në hënat e planeteve ekstrasolar.
Megjithatë, nëse Hëna gjendet shumë afër planetit të cilin e orbiton, atëherë nuk do të mund të zhvilloj sipërfaqe ujore.
Preciziteti i teleskopit Kepler të NASA tani bën të mundshëm zbulimin e Hënave dhe planeteve ekstrasolare. Lansuar në vitin 2009, teleskopi i ka mundësuar shkenctarëve të zbulojnë mijëra planete ekstrasolare, kandidat për të qenë të banueshëm. /Telegrafi/