Telegrafi

Kërkimi në Windows 8

Një nga arsyet është edhe vet kohëzgjatja e kërkimit në kompjuterët e tavolinës me Windows 8 me mesataren prej 55% më të shkurt në krahasim me kërkimin në Windows 7. Në kompjuterët portativ kërkimet janë më të shpejta për 45%, derisa më së shumti pritet të përfitojnë shfrytëzuesit e netbookëve ku kërkimet do të bëhen për 75% më shpejtë.

Gjithashtu, kompania me matje ka ardhur deri te përfundimi se kërkimet në Windows ndahen në tri kategori. Madje 67% të kërkimeve kanë të bëjnë me kërkim të aplikacioni, në 22% të rasteve kërkohen fajllat, e në vetëm 9% rregullimet në Control Panel. Në Windows 8, rezultatet e kërkimit do të mund të grupohen për nga tipi (aplikacionet, fajllat dhe rregullimet).

Pritet që Windows 8 mund të ndodhë të paraqiten kah fillimi i verës së ardhshme. /Telegrafi/