Telegrafi

Kërkimi i fatit te “Kroi i dashurisë” në Brainë (Foto)

Kjo pëlhurë e lyer me dyllë dhe drunjtë e vendosur sipër sikur mbulojnë “ujin e bekuar” të tij. Brenda shihen gurët e vendosur me kujdes.

Vrima e gdhendur në një dërrasë në anën ballore, prej nga rrjedh uji teposhtë bregut në drejtim të shtëpive të pakta që kanë mbetur në fshat, është “dritarja” e vetme e këtij kroi. Kroit të ujit “të kësmetit”, shkruan “Koha Ditore”.

Të shumtë janë ata që kanë pirë ujin që rrjedh poshtë kodrës së lartë mbi 1.200 metra lartësi mbidetare e quajtur “Çuka e Brainës”, që gjendet në lindje të fshatit në kufi me Serbinë. Por të paktë janë ata që tregojnë historinë e kroit mister, atij që e quajnë “Kroni i dashnisë”. Duket sikur u vije turp të tregojnë.

Disa ngurrojnë të përhapin një lajm të tillë, pasi mendojnë se “fshati i qetë” do të gumëzhijë nga ata që do të vijnë për ta kërkuar fatin nga uji i këtij kroi. Mund të mos i lënë të qetë kërkuesit e fatit të jetës. Atyre që mund t’u ketë “vonuar” martesa.