Telegrafi

Kërkim për motoristin lakuriq

Mashkulli i panjohur, në moshës 30 dhe 40 vjeçare, për një orë rresht është vozitur nëpër qytet gjatë një shiu të lehtë i cili është shkaktuar nga uragani Yanmi. Vetëm kokën e kishte mbuluar me helmetë, derisa pjesët tjera të trupit të tij ishin tërësisht transparente.

Edhe pse shumë njerëz kanë mbetur nëpër shtëpitë e tyre për shkak të uraganit, ka pasur një numër bukur i madh edhe i atyre të cilët e kanë parë dhe incizuar me celularët e tyre.

Një prej këtyre incizimeve është shfaqur edhe në televizion. Që rastësisht të mos kalojë pa u vërejtur, udhës edhe i ka dhënë sirenës së motorit.

Policia vlerëson se bëhet fjalë për një ekzibicionist dhe planifikon që ndaj tij të ngrit padi për shkelje të moralit publik.