Site icon Telegrafi

Kërkim i rrezikshëm i bredhit

Keith dhe Jennifer Lee nga Medfordi kishin shkuar në pyll për të kërkuar një bredh ideal, dhe pasi nuk e gjenin atë të duhurin, atë kishin hyrë thellë në malet e këtij vendi, ku edhe ishin bllokuar në borë.

Ata ishin përpjekur që të dilnin nga pylli, duke e larguar borën me duart të tyre, por përpjekjet ishin të kota.

Shpëtimi i vetëm i tyre ishte vetura, ku kanë qëndruar për dy net me radhë, pasi që për shkak të mjegullës së dendur ekipet e shpëtuesve nuk kishin arritur t’i gjenin ata.

Pas dy ditësh, çifti ka arritur të kthehej në shtëpi, bashkë me bredhin e “përkryer”, të stërlodhur nga largimi i borës dhe të ftohtit që kishin përjetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version