Telegrafi

Kërkim i gjerë policor për atë që dukej si grabitje e fëmijës (Foto)

Rezolucioni i dobët i pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë, kanë bërë të duket sikur në një rrugë në Sussex të Anglisë, është grabitur një fëmijë.

Me të njoftuar policinë, ka nisur një kërkim i gjerë nga njësitet me uniformë dhe banorët e zonës, që kërkonin për diçka të dyshimtë, transmeton Telegrafi.

Por, ‘grabitësi’ në fakt, ishte babai i trevjeçares, e cila ishte hidhëruar dhe po qante, duke refuzuar t’ia mbante dorën, që të ktheheshin së bashku në shtëpi.

Fëmija duke shkuar pas atij që dukej si grabitës

“Nuk kishte asgjë kriminale, ishte thjesht i ati që po i kërkonte asaj të shkonin në shtëpi. Punë fëmijësh, që llastohen nganjëherë”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/