Rezolucioni i dobët i pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë, kanë bërë të duket sikur në një rrugë në Sussex të Anglisë, është grabitur një fëmijë.
Me të njoftuar policinë, ka nisur një kërkim i gjerë nga njësitet me uniformë dhe banorët e zonës, që kërkonin për diçka të dyshimtë, transmeton Telegrafi.
Por, ‘grabitësi’ në fakt, ishte babai i trevjeçares, e cila ishte hidhëruar dhe po qante, duke refuzuar t’ia mbante dorën, që të ktheheshin së bashku në shtëpi.
“Nuk kishte asgjë kriminale, ishte thjesht i ati që po i kërkonte asaj të shkonin në shtëpi. Punë fëmijësh, që llastohen nganjëherë”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/