Për 15 ditëve është shtyrë afati për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e fondeve nga Programi IPARD 2 2016-2020 për investime në mjetet materiale për përpunimin e produkteve bujqësore dhe të peshkut. Zgjatja e afatit, sipas Agjencisë së Pagesave, është bërë kërkesën e Shoqërisë së Afaristëve.
“Qëllimi i zgjatjes së afatit është që të sigurojmë drejtuesit e afaristëve me aplikacione të plota dhe cilësore. Presim që në këtë periudhë shtesë do t’u mundësojmë afaristëve që të mbledhin të gjitha dokumentet e nevojshme për të përgatitur projekte investuese që në të gjitha fushat do të plotësojnë kushtet e parashikuara me Programin IPARD, i cili do të mundësojë shfrytëzim më të madh të fondeve. Me këtë masë ne mundësojmë përmirësimin e kapaciteteve të përpunimit të brendshëm si dhe rritjen e konkurrueshmërisë në sektorin e përpunimit të produkteve bujqësore në Republikën e Maqedonisë”, tha drejtori i Agjencisë, Nikollçe Babovski.
Dokumentacioni i nevojshëm për përgatitjen dhe dorëzimin e kërkesave, duke përfshirë udhëzimet për përfituesit e IPARD-it, mund të shkarkohet nga faqja e internetit të Agjencisë www.ipardpa.gov.mk ose në www.pa.gov.mk./Telegrafi/