Ish-drejtori i drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski, i cili gati dy muaj është në arrati do të gjykohet në mungesë pas kërkesës së PSP.
Për seancën e ardhshme të lëndës “Fortesa 2”, e cila është planifikuar për më 26 shtator, nga Gjykata Penale në Shkup thonë se së pari duhet të marrin njoftim me shkrim nëse i akuzuari është i kapshëm për organet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grujovski së bashku me gjashtë të punësuar në DSK është i akuzuar për shkatërrim të dokumenteve dhe pajisjeve për ndjekjen e komunikimit.
“Nëse personi nuk është i kapshëm, në pajtim me nenin 365, paragrafi 3 nga kodi penal, i akuzuari mund të gjykohet në mungesë vetëm nëse është në arrati ose i pakapshëm për organet shtetërore. Vendim për të gjykuar në mungesë sjell gjykata me propozim të prokurorit të autorizuar”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Ndërsa nga PSP thonë se qëllimi i tyre është që rasti të merr epilog dhe të zbardhet e vërteta./Telegrafi/