Site icon Telegrafi

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, shtyhet raportimi i ministrit Vitia para Komisionit për Financa

Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka raportuar sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e financave Publike, për shkak të agjendës së ngarkuar.

Kështu deklaroi në fillim të mbledhjes, kryesuesja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami.

Bajrami ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një ditë tjetër.

“Ministria e Shëndetësisë është lajmëruar dhe kanë kërkuar që për shkak të agjendës së ministrit të shëndetësisë kanë kërkuar që kjo pikë të shtyhet për një ditë tjetër”, u shpreh Bajrami.

Në këtë mbledhje ishte planifikuar që të të shqyrtohet zbatimi rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version