Telegrafi

LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për votim në lexim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka bërë të ditur se kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të kaluar në lexim të dytë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi tha se kanë kërkuar që seanca të mbahet të premten, duke filluar nga ora 11:00.

“Në emër të deputeteve nënshkrues, dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, për të kaluar në lexim të dytë, ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Seanca do të mbahet ditën e premte në ora 11:00”, shkruan Gashi. /Telegrafi/