Site icon Telegrafi

Kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për veprat penale “Shtrëngimi” dhe “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë”

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se të martën rreth orës 20:00, ka ndaluar të dyshuarin SH.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Shtrëngimi” dhe “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë”.

Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji shtator 2018, deri më 21 janar 2019, në komunën e Gjilanit, i dyshuari SH.H., përmes dhunës psikike dhe forcës fizike, e ka detyruar të dëmtuarën A.R., që të veprojë në kundërshtim me vullnetin e saj, në atë mënyrë që të njëjtën me anë të mashtrimit, lajthitjes dhe presionit e ka shtytë të ndërmerre një vendim përkundër vullnetit të saj, për të kryer abort të fëmijës në muajin e pestë të shtatzënisë, i cili dyshohet se është kryer në Republikën e Maqedonisë.

Prokuroria, ndaj të njëjtit sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës. /Telegrafi/

Exit mobile version