Telegrafi

Sulmoi gruan shtatzënë, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Malishevë

Foto: Ilustrim/Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit L.H për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Prokuroria njofton se, më 24 gusht 2022, në Komunën e Malishevës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri L.H i shkakton lëndime trupore bashkëshortes se tij, të dëmtuarës MP, viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë.

Lexo po ashtu Sulmoi gruan shtatzënë dhe e lëndoi në kokë, aktakuzë ndaj të dyshuarit

“Pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin mes vete, i njëjti e gjuan me një shishe birrë e cila nuk e godet, dhe pastaj ngjitet lartë në katin e dytë duke e kapur për krahu e tërheq zvarrë shkallëve deri poshtë, me çka të njëjtës nga zvarritja nëpër shkallë i shkakton lëndime trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 25 gusht 2022. /Telegrafi/