Site icon Telegrafi

Kërkesë e pakuptimtë

Një djalë i thotë të dashurës së tij “të dua”. Ndërsa vjen reagimi i saj:
– A ke dy Mercedesë?
– Nuk kam!
– Shtëpi dykatëshe?
– Nuk kam!
– Atëherë nuk do të ketë asgjë mes nesh.
Djaloshi i pikëlluar shkon në shtëpi, ia tregon të gjitha babait dhe kërkon nga ai që ta këshillojë. Ndërsa babai i thotë:
– Djali im, nëse vërtet e dashuron, atëherë shite Lamborghinin dhe Ferrarin dhe bliji ato dy Mercedesë që po i kërkon ajo, mirëpo më duket e pakuptimtë që t’ia rrënojmë katër kate shtëpisë.

Exit mobile version