Telegrafi

Kërkesë e madhe për Lumia 1520, shtyhet debutimi në treg!

Sipas një raporti të fundit thuhet se Microsoft Store dhe operatori mobil amerikan, AT&T, të cilët janë ofruesit kryesor të Lumia 1520, i kanë njoftuar përdoruesit e tyre se ky model i telefonit do të vonohet, dhe nuk do të paraqitet në ditën e caktuar paraprakisht.

Edhe pse ende nuk ka detaje se për sa kohë Lumia 1520 do të dërgohet tek blerësit, sipas WPCentral thuhet se modeli më i avancuar i Nokia-së do të paraqitet zyrtarisht më 2 dhjetor.

Nokia Lumia 1520 vjen me versionin e fundit të Windows Phone, dhe pajisja përmban ekranin e ndjeshëm në prekje me 6 inç në formatin Full HD, me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Karakteristikat e tjera në Nokia Lumia 1520 përfshijnë edhe procesorin quad core Snapdragon 800 nga Qualcomm, 2GB RAM dhe GPU Adreno 330. / Telegrafi /