Telegrafi

Kërkesë e madhe për iPhone 4S

Rezervimet për iPhone 4S në SHBA kanë filluar qysh nga e premtja, e përveç AT&T-së pajisja do të jetë në dispozicion edhe në ofertën e operatorëve Verizon dhe Sprint. Dërgesat tek blerësit do të fillojnë me 14 tetor.

Pararendësi iPhone 4 ishte celulari me shitjen më të shpejtë në historinë e Apple-it – në tri ditë kompania ka arritur të shes 1.7 milion pajisje. Analistët vlerësojnë se Apple gjatë këtij çereku (prej tetorit deri në dhjetor) do të mund të shiste në mes 27 dhe 28 milion iPhone 4S. /Telegrafi/