Telegrafi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Dhe ky problem mund të bëhet edhe më i madh nëse rivali direkt i tyre është duke konkurruar me një model të rëndësishëm sikurse Galaxy S4. 

Pa dyshim se me këtë problem është përballur HTC, gjatë debutimit me HTC One, i cili ka pasur probleme me sasinë pas lansimit në treg, dhe më pas edhe me kërkesën e madhe për modelin rival Galaxy S4.

Megjithatë, një raport i ri medial sugjeron se çështja e sasisë për HTC One tani është tejkaluar, pasi që prodhuesi i njohur aziatik ka shtuar kapacitetet e prodhimit, për tu përballur me kërkesën e tregut.

Sipas Focus Taiwan, presidenti i HTC-së për Azinë Veriore, Jack Tong ka thënë se kapaciteti i prodhimit për HTC One do të dyfishohet në muajin maj dhe pritet të rritet më tej në qershor.

"Kapaciteti ynë pritet të rritet ndjeshëm duke filluar nga mesi i majit", ka thënë Tong të premten në një konferencë për shtyp. "Ne jemi optimistë lidhur me shitjet e One”. / Telegrafi /