Site icon Telegrafi

Kërkesë e jashtëzakonshme për iPhone 5!

Megjitahtë, siç ndodhë zakonisht me modelet e reja të iPhone, pronarët ekzistues të iPhone janë në pritje për të porositur iPhone 5, edhe pse nuk e dinë se si do të mund të duket, dhe se me çfarë specifika teknike do të jetë i pajisur, thotë hulumtimi i ri i 451 Research.

Sipas këtij studimi duket se kërkesa për iPhone 5 është shumë më e madhe sesa për cilindo model tjetër të iPhone, pasi që 14 për qind e respondentëve kanë thënë se “ka shumë gjasa” që ata do të blejnë iPhone 5, ndërsa 17 për qind prej tyre kanë thënë se ata “me siguri” se do ta blejnë telefonin e ri të Apple.

Në anën tjetër, 2 për qind e respondentëve kanë thënë se ata do ta kenë Samsung Galaxy SIII si telefonin e tyre të ardhshëm, dhe kjo përqindje është befasuese kur dihet se Samsung tashmë ka shitur 10 milionë Galaxy SIII. / Telegrafi /

 

Exit mobile version