Telegrafi

Kërkesë e jashtëzakonshme për iPhone 4S

Modeli i telefonit të Apple, iPhone 4S, i cili pritet të jetë pajisja më e famshme të Apple, e shitur në më shumë se 1 milionë njësi brenda 24 orëve të para të lansimit, pritet të dal në treg gjatë ditës së nesërme, më 14 tetor 2011.

Sipas disa publikimeve të fundit, thuhet se Apple ka vendosur që të porosis edhe më shumë modele të iPhone 4S nga furnizuesit e saj, pasi që kërkesa e tregut është e jashtëzakonshme dhe pritet që shifra e shitjeve të tejkalojë mbi 10 milionë copë.

iPhone 4S do të fillojë të shitet në SHBA, Evropë, dhe vendet tjera të botës, ndërsa porositë online për iPhone 4S pritet të zgjasin deri në dy javë të plota. / Telegrafi /