Telegrafi

Kërkesat e Maicon, pengojnë transferimin

Të martën La Gazzetta dello Sport pohoi se Interi kishte arritur marrëveshjen me Realin për një transferim prej 28 milionë euro. Por, përfundimi total i marrëveshjes është larg sipas Il Corriere dello Sport.

Duket se Maicon nuk është në disponim për të ulur kërkesat e tij për pagë vjetore prej 7 milionë euro. Ky qëndrim i Maicon është inkurajuar shumë edhe nga vetë agjenti Antonio Caliendo, që javë më parë e krahasoi klientin e tij me Kaka dhe Cristiano Ronaldon.

Por, njeriu që i ushqen familjet e lojtarëve të Realit, Florentino Perez, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga oferta për pagë vjetore prej 5.5 milionë euro në sezon për brazilianin. Mourinho është i gatshëm të flasë me Florentinon dhe ta bindë atë që më në fund ta sjellë Maiconin në Bernabeu. /Telegrafi/