Site icon Telegrafi

Kërkesa të mëdha në tregun evropian për Hyundai Veloster N

Veturë shumë e pëlqyer, por që nuk shitet në tregun evropian

Në shumicën e rasteve, veturat nuk dërgohen në tregun e Shteteve të Bashkuara, sepse kërkesa atje është më ndryshe, siç ndodhë me Audi RS4 Avant ose Suzuki Jimny, transmeton Telegrafi.

Por, këtë herë, është tregu evropian që ka kërkesa të mëdha për një veturë, që nuk mund ta ketë në dispozicion.

Hyundai Veloster N është një sedan shumë i pëlqyeshëm, që për arsye të panjohura prodhuesi japonez, nuk po e sjellë edhe në Evropë.

Megjithëse versioni i parë i kësaj makine, ka pasur shitje të kënaqshme, duket se konkurrenca që mund ta ketë ky model, do ta linte shumë më prapa.

Derisa është nja makinë shumë e rëndësishme për Hyundain, nuk pritet që të mbetet prapa sa i përket shitjeve shkaku i rivalitetit, megjithëse është një makinë shumë e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version