Prodhuesi i automjeteve Volvo ka njoftuar se nuk po pranon më porosi të reja për modelin EX90.
Kjo pasi kërkesa e madhe ka tejkaluar kapacitetin e prodhimit të kompanisë, me ku marka në pronësi të Geely-t arriti të rezervojë të gjithë serinë e parë të planifikuar të prodhimit, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi suedez i automjeteve thotë se do të hapë sërish listën e porosive, pa dhënë një afat kohor të saktë.
SUV-i i madh elektrik pritet të hyjë në prodhim në tremujorin e fundit të këtij viti dhe do të montohet në Charleston, Karolinë të Jugut si dhe në Chengdu të Kinës.
Ndryshe nga prodhuesit e tjerë të automjeteve që me kënaqësi do të merrnin porosinë tuaj dhe do t’ju bëjnë të prisni një apo edhe dy vjet për të marrë dorëzimin, Volvo po tregohet më pragmatik. EX90 nuk po zëvendëson modelin XC90 pasi ky i fundit do të mbetet në shitje me motorë me djegie për të ardhmen e parashikueshme. /Telegrafi/