Telegrafi

Kërkesa të jashtëzakonshme për laptopët Chromebook

Sipas një raporti nga Digitimes, dërgesat e Chromebook nga Acer do të rriten për tri herë më shumë, ndërsa Samsung do të rrisë urdhërat e prodhimit të laptopëve të saj me 400%. HP dhe Lenovo pritet gjithashtu t’i rrisin dërgesat e tyre në krahasim me pjesën e parë të vitit.

Shitjet e laptopëve Chromebook janë rritje më të shpejtë se sa tregu i PC-ve, ndërsa ofertat e Samsung dhe Acer kapin 20% deri në 25% të tregut.

Rritja e shitjeve të laptopëve me kosto të ulët, gjithashtu është vënë re nga shitësit e tjerë si ASUS, i cili do të nxjerrë modelin e saj të pare të laptopit të bazuar në sistemin operativ Chromebook, më vonë gjatë vitit./ Telegrafi /