Telegrafi

Kërkesa publike e prezantueses së Eurovisionit për Eugent Bushpepën: Bëj tatuazh emrin tim

Pas tri vitesh mungesë në finale të festivalit evropian të këngës, Shqipëria me këngën “Mall” e interpretuar nga këngëtari Eugent Bushpepa, ka arritur të sigurojë votat e duhura për tu kualifikuar në natën e madhe.

Por ajo që ra në sy ishte flirtimi i prezantueses së Eurovisionit me këngëtarin shqiptar.

Filomena Cautela i është drejtuar ekipit të Shqipërisë për ti përgëzuar për performancën dhe për të bërë një bisedë të shkurtër.

 Ajo foli me këngëtarin e grupit, Eugent Bushpepën ku ndër të tjerash i tha se ka shumë tatuazhe të bukura ndërsa i bëri edhe një kërkesë publike.

“Ti ke tatuazhet më të bukura që kam parë ndonjëherë! Këtu kam tatuazhin tënd më të ri, emrin tim”, tha Filomena Cautela.

Lexo po ashtu Pas tri vitesh mungesë, Shqipëria kualifikohet në finalen e "Eurovision 2018" me këngën "Mall"

“Do ta mbaj në zemër”, ishte i menjëhershëm reagimi i këngëtarit shqiptar, i cili është shprehur tejet i kënaqur me këtë arritje.

Theksojmë se finalja e “Eurovision 2018” do të mbahet më 12 maj, ku do të zhvillohet gara mes 26 shteteve. /Telegrafi/