Domatja, speci, trangulli dhe lakra pranverore vazhdojnë që të eksportohen në Bullgari, Ukrainë, Rumani dhe ish-vendet e Jugosllavisë.
Prodhuesit nuk e fshehin gëzimin për interesimin e madh të tregtarëve për prodhimet e hershme perimore të rajonit të Strumicës.
Vanço Mitev nga shoqata bujqësore “Eko Gradinar”, thotë se shpreson që kjo prirje të vazhdojë, dhe se pritet që kjo të jetë sezoni më e suksesshme prodhuese.
Ai paralajmëron se të reshurat mund të pengojnë prodhimtarinë e trangullit.
Përfaqësuesit e shoqatave bujqësore thonë se edhe subvencionet janë paguar, në masë të gjerë, sidomos për duhanin e vitit të kaluar./Telegrafi/