Site icon Telegrafi

Kërkesa për hapjen e paraleles shqipe përsëri u dërgua në komunën e Çashkës

72 nxënësit shqiptarë vazhdojnë të ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase. Kjo është kërkesa që në 12 shkurt 2019 u dërguar në Komunën e Çashkës, kërkesë që fëmijët shqiptar të ndjekin mësimin në gjuhen e tyre shqipe.

Kërkesa u dërgua edhe tek ministri i atëhershëm i arsimit Arber Ademi. Hapja e kësaj paralele shkaktoi edhe protesta nga banoret maqedonas të Çashkës për te penguar hapjen e paraleles shqipe në Shkollën Fillore “Todor Janev” ku atëherë ishin 41 nxënës shqiptar, por tani në këtë vit shkollor aty mësojnë 72 nxënës shqiptar që ndjekin mësimin në gjuhen maqedonase dhe hapja e kësaj paralelë ende mbetet peng.

Ditë më parë për Klan Maqedoni këtë e konfirmuan edhe banoret e këtij vendbanimi.

Xhafer Xhaferi, banor: Kryesorja tani për tani është shkolla, që ka afër 40 nxënës që shkojnë në Komunë të Cashkës.

Gazetari: Dhe në çfarë gjuhë vijojnë mësimin atje?

Xhafer Xhaferi, banor: Në gjuhë maqedonase , dhe nëse vjen shkolla këtu do të mësojnë shqip, ajo është mungesa më e madhe tani për tani. Premtime ka por kur do të behet nuk e dimë.

“Po mungon shkolla, dokumentet janë gati por kur do të filloje nuk e dimë. 33 nxënës janë nga fshati Banjicë… Nuk ka nga pala maqedonase asnjë. Prej në fillim ia nisë në klasë të parë mëson maqedonisht, gjuhen e vet do e harrojë. Na premtoi kryetari i Komunës se do të bëhet, këtu vetëm shkolla mungon dhe rruga”, deklaroi Samet Beqiri, banor i Banjicës.

Pikërisht kjo çështje ishte temë e debatuar edhe në seancën për pyetje deputetesh në kuvend ku ministri i tanishëm i arsimit Jeton Shaqiri u pyet nga deputeti i ASH-së Halil Snopçe së perse nuk ia merr ingerencat në arsim kryetarit të Çashkës.

“Kryetari e bllokon dhe nuk lejon hapjen e paraleles. Pse ju nuk ia merrni ingerencat kryetarit që këto fëmijë të mësojnë në gjuhen amtare“, pyeti deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.

Shaqiri duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit parashtroi edhe kërkesë deri tek prindët e nxënësve shqiptar në Çashkë duke apeluar që të ngritin iniciativë dhe të dorëzojnë kërkesë tek Komuna e Çashkës dhe në Ministri të Arsimit.

“Do të apeloja deri tek prindërit e nxënësve në këtë fshat, që për vitin e ardhshëm shkollor të ngritin iniciativë dhe të dorëzojnë kërkesë deri të Komuna e Çashkës dhe do të kërkoja që edhe një kërkesë të parashtrohet tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës me numrin e nxënësve”, u përgjigj ministri Jeton Shaqiri.

Kjo thirrje e ministrit te arsimit ngjalli përsëri shpresat tek prindërit e 72 nxënësve që serish të mbledhin nënshkrime për të disatën here dhe të dërgojnë kërkesën e tyre për mundësimin e hapjes së paraleles ne gjuhen shqipe.

Kjo është edhe kërkesa që prindërit me nënshkrimet e tyre dërguan deri tek Komuna e Çashkës.

Pas dërgesës se kërkesës në Komunë, brenda javës siç njoftuan për Klan Maqedoni prindërit do te dërgojnë kërkesën edhe deri tek Ministria e Arsimit me shprese se çështja e hapjes së paraleles në gjuhen shqipe në Çashkë do të realizohet një ditë.

Exit mobile version