Zakonisht para festave të mëdha, kërkesa për euro rritet, për arsye se shumë qytetarë vendosin që festat ti kalojnë jashtë vendit.
Kështu ndodh edhe këto ditë para Pashkëve, të cilët shumë maqedonas tradicionalisht i kalojnë në Greqi, për ku edhe u nevojiten euro. Kështu që kriza politike nuk ka ndonjë ndikim të veçantë në kërkesën e rritur të euros, siç shkruajnë disa media të caktuara, thonë nga këmbimoret për eMagazin, transmeton Telegrafi Maqedoni.