Jared Hyams është nënshkruar në formën e organit gjenital, në kohën e zgjedhjeve, vetëm sa të mahitej me komisionin zgjedhor.
Por, ajo që filloi si mahi me një grup të vogël, u bë një betejë ligjore me agjenci qeveritare për njohjen e nënshkrimit të tij, transmeton Telegrafi.
Burrit 33-vjeçar i është ndaluar kjo formë e nënshkrimit, sepse është konsideruar e papërshtatshme dhe jo etike.
Mirëpo, dëshira për këtë formë të nënshkrimit është bërë temë diskutimi e studentëve të Universitetit Juridik, ku është cilësuar si e drejtë e tij.
Më në fund, atij i është lejuar të mbajë dhe të përdor këtë nënshkrim në secilin dokument. /Telegrafi/