Site icon Telegrafi

Kërkesa e OBRM-PDUKM-së për amnisti, e papranueshme (Video)

Propozimi i OBRM-PDUKM-së që të amnistohet edhe sulmuesit e kuvendit më 27 prill, për profesorin universitar Gordan Kallaxhiev është i pa bazë dhe i pa papranueshëm. Sipas tij, ligji për amnisti ka për qëllim kompenzimin e të burgosurve për kushtet e këqija në burgje dhe jo lirimin e të akuzuarve dhe grupeve të caktuara, të dënuarit për vepra të rënda penale siç është sulmi i një institucioni demokratik, shkruan Alsat M.

“Amnistia grupore për shkelje të të drejtave të njeriut në një demokraci paralajmëtare janë të papranueshmesh. Çfarë do të thoshte ajo? Çfarë mesazhi do të jepet nëpërmjet kësaj? Ideja e amnistisë së pjesërishme për të gjithë të burgosurit është diçka tjetër dhe një lloj kompensimi për kushtet e këqija në burgje dhe kjo bazohet në atë. Këto amnisti të parakohshme për mos përgjegjësi të grupeve të caktuar që kanë kryer vepra të rënda penale kundër lirisë dhe shtetit, janë të papranueshme”,  tha Gordan Kallaxhiev, profesor universitar.

Ditë më parë OBRM-PDUKM kërkoi amnisti për dhunuesit që sulmuan deputetët në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit. Nga kjo parti paralajmëruan se do të dorëzojnë në Kuvend një amendamentet dhe do të propozojë ligj të veçantë për ndërprerjen e procedurës dhe lirimin e personave, pjesëmarrës në dhunë. Kallaxhiev e kundërshtoi këtë në pres konkurrencën e organizatave jo qeveritare si Eurothink, Komiteti Helsinkit si dhe Zenit për funksionimin e sistemit gjyqësor dhe ndjekjen e komunikimeve. Ata mes tjerash kërkuar që Gjykata Kushtetues të marrë vendim për nenin 175 të ligjit për ndjekjen e komunikimeve elektronike dhe kërkuan nga qeveria që të mos japë sugjerime se çfarë vendimi të marrë gjykata kushtetuese.

“Vlerësojmë se qeveria si pushtet ekzekutiv nuk ka të drejtë të të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese të veprojë apo të japë ndonjë vendim të caktuar. Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë dhe vendosë në bazë të ligjeve në fuqi dhe jo të pres ndonjë ligj të supozuar dhe atëherë të veproj ose të presë që qeveria me ndryshimet e propozuara ligjore të shfuqizojë nenin 175 të ligjit për komunikime elektronike. Në bazë të Kushtetutës, vetëm parlamenti mund t’i interpretoj ligjet, dhe vlerësimin e ligjeve e bën vetëm gjykata kushtetuese dhe qeveria nuk e ka atë të drejtë”,  theksoi Andreja Stojanovski, Evrothink.

Organizatat jo qeveritare gjithashtu kanë kërkuar përgjegjësi më të madhe nga MPB -ja për çështjen e përgjimeve dhe përfshirjen e organizatave joqeveritare në komisionet për reforma. Sipas tyre, në këtë aspekt Ministria e Punëve të Brendshme nuk është transparente dhe qytetarët nuk kanë asnjë lloj sigurie që sistemi i përgjimeve nuk do të keqpërdoret përsëri./Telegrafi/

Exit mobile version