Kur jemi vetëm një ditë para festës së Vitit të Ri 2022, Ministria e Shëndetësisë ka këshilluar qytetarët që blerjet për festa të planifikohen më herët.
Përmes një njoftimi në Facebook, nga kjo ministri kanë kërkuar që të shmangen turmat dhe grumbullimet e panevojshme.
Kërkesa e çuditshme e ministrisë vjen në përfundim të festave, kur do të mund të bëhej javë më parë.
“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm”, thuhet në këtë njoftim të MSH-së. /Telegrafi/