Telegrafi

‘Kerimani’ e serialit “Fate të Kryqëzuara” në jetën reale, sa e pasur dhe tërheqëse (Foto)

Seriali “Fate të Kryqëzuara” ka mbledhur para vetes shqiptarët çdo vikend, të cilët kanë mundësi të ndjekin një ngjarje mjaft interesante, të cilën seriali e ka përqendruar në qytetin e Stambollit

Një ndër personazhet më të parapëlqyer të shikuesve të kësaj telenovele është e famshmja ‘Keriman’, zonja e cila jeton në varfëri, por i pëlqen aristokracia dhe mundohet të bëjë gjithçka për të qenë e pasur.

Emri i saj i vërtet është Nursel Kose, ndërsa ndryshe nga seriali, ajo është zonjë e vërtet në jetën reale dhe mjaft e pasur.

Aktorja është pjesë e shumë organizimeve artistike në Stamboll, gjersa në Instagramin e saj nuk mungojnë edhe fotografitë profesionale dhe ato të përditshme ku mahnit me klasin, joshjen dhe sharmin e saj. /Telegrafi/