Aktorja turke, Nursel Kose u bë e njohur në trevat shqiptare nga roli i saj si ‘Keriman’ në serialin “Fate të kryqëzuara”.
Roli i saj ishte nga më të spikaturit, gjersa me përfundimin e këtij seriali, ‘Keriman’ është një personazh që u mungon të gjithëve.
Por, shumë shpejt ajo pritet të marrë një rol tjetër, dhe këtë herë bëhet fjalë për filmin “Oborri” që së shpejti do të transmetohet në Turqi.
Nga trileri i serialit, i publikuar në YouTube, shihet se roli i ri i Nursel do të jetë ai i një femre problematike.
Ndryshe, në “Fate të kryqëzuara”, ajo kishte rolin e një femre lakmitare, e cila vraponte shumë pas parasë.
Në jetën e përditshme, Nursel Kose është një person krejt ndryshe. Ajo është shumë e pasur, dhe një emër mjaft i ndjekur në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/