Site icon Telegrafi

Kerim: Maqedonia është shembull absolut i demokracisë

Kandidati i Maqedonisë për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, Srgjan Kerim i ka shpalosur planet për reformimin e kësaj organizate ndërkombëtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në një intervistë për London School of Economics, Kerim ka folur edhe për Maqedoninë, duke thënë se ky vend është shembull absolut i një vendi demokratik.

Sipas tij, vet prania e krizës në Maqedoni tregon se vendi është demokratik, duke shtuar se demokracia nuk është garancë për harmoni, por është një mundësi që të gjithë gjërat të dalin në sipërfaqe, përfshirë edhe ato negative.

Për Srgjan Kerim, përvoja më e rëndë profesionale ka qenë puna në sferën mediale, ku duhet patjetër të punohet në lirimin nga ndikimi politik./Telegrafi/

Exit mobile version