Srgjan Kerim, kandidati i Maqedonisë për sekretar të përgjithshëm të KB-së, i’a uroi përzgjedhjen Antonio Guterres dhe i dëshiroi sukses në plotësimin, siç thekson, kësaj detyre të rëndë dhe përgjegjëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kisha nderin e madh të marr pjesë në garën për përzgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Këtë e interpretoj si mirënjohje të madhe nga shteti im Republika e Maqedonisë për punë diplomatike më shumë se tridekadëshe. I’a uroj Antonio Guterres përzgjedhjen për sekretar të përgjithshëm të OKB-së dhe i dëshiroj sukses në plotësimin e kësaj detyre jashtëzakonisht të rëndë dhe përgjegjëse”, qëndron në deklaratën me shkrim të Kerim.
Si në fushatë ashtu edhe në vetë procesin zgjedhor, thekson Kerim, dhashë gjithçka nga vetja që të përfaqësohemi me sukses dhe dinjitet.
“Rezultati përfundimtar siç duket është gërshetim i rrethaneve mbi të cilat as une e as shteti ynë nuk mund të ndikojmë”, thekson Kerim.
Shprehu falënderim të madh për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe për të gjithë ata të cilët e mbështetën dhe dhanë kontributin e tyre gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor. /Telegrafi/