Site icon Telegrafi

Kerim: Brukseli duhet të gjej formulë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së Maqedonisë me Bullgarinë

Situata me Bullgarinë duhet të zgjidhet në atë mënyrë që me Brukselin do të duhet të diskutohet seriozisht, ndërsa Brukseli të gjejë formula dhe mënyra, siç e bindi Slloveninë në mosmarrëveshjen me Kroacinë që të mos e bllokojë atë në rrugën drejt BE-së, të bëjë kështu edhe në këtë rast me Bullgarinë. Nëse Maqedonia është sinonim i paqes dhe stabilitetit në këtë rajon tani që kemi një luftë në Ukrainë dhe në Evropë, Maqedonia meriton një trajtim të ndryshëm nga ky dëshpërim dhe bezdi që nuk i ngjan asgjëje.

Kështu deklaroi ish-shefi i diplomacisë dhe kryetar i Asamblesë së 62-të të Përgjithshme të OKB-së, Srxhan Kerim, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari sot në Shkup.

“Mendoj se kjo situatë me Bullgarinë duhet të zgjidhet në atë mënyrë që të na duhet të diskutojmë seriozisht me Brukselin për disa gjëra që në periudhën e kaluar shiheshin si precedentë, por nuk penguan askënd të hyjë në BE. Kemi shembullin e Sllovenisë dhe Kroacisë. Ata kanë një problem territorial shumë pakrahasueshëm më serioz dhe Sllovenia në një kohë konsideronte se kjo duhet të ishte një pengesë për hyrjen e Kroacisë në BE. Brukseli gjeti formula dhe mënyra për të bindur Slloveninë se nuk duhet të jetë kështu dhe se çështja duhet të vazhdojë të zgjidhet.

Nuk ka asnjë arsye për referencat e Maqedonisë në 20 vitet e mëparshme, duke filluar nga kriza e vitit 2001, kur në menaxhimin e krizës me BE-në, jo vetëm që e zgjidhëm konfliktin ndëretnik brenda vendit, por edhe e morëm, si shteti i parë nga Ballkani Perëndimore Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Këto gjëra nuk mund të anashkalohen nëse shikojmë historinë e marrëdhënieve tona dhe shohim situatën me Bullgarinë sot. Kjo me Bullgarinë, mua më duket, nuk i shërben askujt, as BE-së, as Bullgarisë dhe askujt”, thotë Kerim i pyetur se si të dalë nga kjo situatë e ndërlikuar me Bullgarinë.

Ai beson se Brukseli në vendimet e tij duhet të ketë parasysh kontributin e përgjithshëm të vendit dhe investimet në paqe dhe stabilitet në rajon./Telegrafi/

Exit mobile version