Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për momentin ka shumicë për pranimin e propozimit francez, por ky është vetëm hapi i parë. Pengesa e parë do të jetë përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e vendit.
Këtë e tha ish-ministri i Jashtëm bullgar Milen Keremediçev për “BNR”, përcjell Telegrafi Maqedoni..
“Për të është e nevojshme shumica prej 2/3, ndërsa pa OBRM-PDUKM-në kjo shumicë nuk mund të sigurohet. Stuhia politike mes fqinjëve tanë perëndimorë do të vazhdojë edhe në muajt në vijim dhe nuk do të shuhet aq shpejt sa u qetësua në Bullgari.
Pasionet politike do të vazhdojnë të tërbohen në Maqedoninë e Veriut”, beson ai.
Ai tha se bazuar në një fushatë shumë të ashpër dhe agresive, më shumë se 75 për qind e popullsisë së RMV-së nuk e pranon propozimin francez./Telegrafi/